Talibanët afganë e kanë tërhequr vendimin për ndalimin e veprimit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe i kanë ofruar garanci stafit të kësaj organizate, i cili merret me punë humanitare në Afganistan.
“Emirati Islam rikthen garancinë e sigurisë për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Afganistan dhe i udhëzon të gjithë luftëtarët që t’ia shtrojnë rrugën aktiviteteve të këtij komitetit dhe të jenë të kujdesshëm për sigurinë e punëtorëve dhe pajisjeve të kësaj organizate”, thuhet në deklaratën e talibanëve.
Në anën tjetër, një zëdhënës i Kryqit të Kuq njoftoi se operacionet e organizatës kanë vazhduar të dielën në tërë territorin e Afganistanit.
Në prill, talibanët e shpallën organizata të ndaluara Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke u mbështetur në akuzat se këto organizata janë duke kryer aktivitete të dyshimta gjatë fushatave të vaksinimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka nisur fushatën e vaksinimit kundër sëmundjes së poliomielitit në Afganista, i cili është ndër shtetet e pakta ku sëmundja është ende në shkallën endemike.
Ndryshe, talibanët e kontrollojnë më shumë se gjysmën e 410 distrikteve të Afganistanit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...