Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se militantët talibanë kanë marrë peng 58 ushtarë afganë, pas disa ditësh luftime.
Trupat u sulmuan nga militantët në qarkun Bala Marghab të provincës Bagdis, e cila kufizohet me Turkmenistanin, gati dy javë më parë.
Ministria e lëshoi deklaratën pas raporteve për luftime intensive në Bala Marghab.
“Për fat të keq, 58 ushtarë janë kapur nga armiqtë tanë”, thuhet në deklaratën e postuar në Twitter.
Më 17 mars, talibanët thanë se kanë marrë peng 72 forca të sigurisë.
Ky zhvillim vjen disa ditë pasi rrethi i fundit i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve përfundoi në Doha të Katarit.
Amerikanët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.
Qeveria në Kabul, deri më tash, është lënë jashtë negociatave.
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Gr...
Arrestohet 44-vjeçari në Prishtinë i dyshuar për katër raste...
Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarit për trafikim me nje...
Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me r...
Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen
Zelensky shpall emergjencë energjetike në Ukrainë pas sulmev...