Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi se do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në prag të samitit të NATO-s në Londër më 3 dhe 4 dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Macron në profilin e tij në Twitter tha se të hënën ka “pasur një diskutim të shkëlqyeshëm” me Trumpin për Sirinë, Iranin dhe NATO-n. Ata evokuan “shumë konvergjime”, tha ai, pa i sqaruar.
Biseda telefonike vjen pasi Macron pretendoi javën e kaluar se mungesa e udhëheqjes amerikane po shkakton “vdekjen e trurit” të NATO-s dhe tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë përgjegjësi dhe të fillojë të veprojë si një fuqi strategjike botërore.
Preokupimi i Trump me shpenzimet e mbrojtjes ka qenë një temë e vazhdueshme që kur ai erdhi në detyrë në vitin 2016 dhe pritet të shfaqet në samitin e 3-4 dhjetorit në Londër.
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së