Një xhami në qytetin e Ulmit në Gjermani është sulmuar me koktej molotovi, duke i shkaktuar dëm xhamisë që i përket komuniteti mysliman turk në këtë vend.
Fatmirësisht asnjë nga besimtarët nuk është lënduar, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi vjen më pak se dy javë pas një incidenti të ngjashëm në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, kur u ndez një xhami. Më parë këtë muaj, një xhami tjetër e frekuentuar nga komuniteti turk në Gjermani u sulmua gjithashtu.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, sulmi erdhi pasi simpatizantë me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Turqi kërcënuan se do të përhapnin më shumë “dhunë” në vend, së bashku me mbështetësit e Partisë së Bashkimit Demokratik Kurd (PYD) – dega siriane e PKK.
PKK është ndaluar në Gjermani që nga viti 1993, por mbetet aktive me rreth 14.000 pasuesit në vend./Arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...