Rreth 100 burra të armatosur kanë sulmuar dhe kanë plaçkitur një grup gazetarësh në Guerrero, në jug të Meksikës.
Gazeta La Jornada tha se dy nga punonjësit e saj ishin midis shtatë gazetarëve të përfshirë gjatë një operacioni të sigurisë në San Miguel Totolapan të shtunën, transmeton portali arbresh.info.
Ata ishin duke udhëtuar me dy makina kur janë ndaluar nga personat e armatosur. Gazetarët janë liruar pasi u janë marrë kamerat, celularët dhe paisjet tjera profesionale.
Shteti Guerrero konsiderohet një pikë e nxehtë e dhunës nga kartelet e drogës dhe konsiderohet një ndër zonat më të rrezikshme për gazetarë./Arbresh.info
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...