Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku mbetën të vrarë tri persona.
Netanyahu e ka cilësuar një “tragjedi”, ndërsa shtoi se ndaj dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të plagosurve.
“Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një e shtënë e paqëllimshme goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza. Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve dhe besimtarëve”, ka thënë ai
Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë, tha se Donald Trump ka telefonuar kryeministrin Netanyahu, pas sulmit ndaj kishës. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se Netanyahu pranoi se ishte një “gabim”../abcnews.al/
Bekë Berisha me syze të diellit në Kuvend: Masë e rekomandua...
Naim Murseli: Jam plotësisht i pafajshëm, ju betohem!
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...