Sulmi me dron rus në Rumani, Ursula von der Leyen: Agresioni i Moskës i ka kaluar kufijtë

09:21 | 29 Maj 2026
E.K

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pas rrëzimit të një droni rus në një pallat banimi në Rumani, duke plagosur dy persona.

Duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër përshkallëzim të agresionit rus ajo nënvizoi se blloku evropian do të vazhdojë të forcojë masat e sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht në kufijtë lindorë.

Ajo paralajmëroi gjithashtu rritje të presionit ndaj Rusi, duke bërë të ditur se është në përgatitje një paketë e 21-të sanksionesh kundër Moskës.

“Agresioni i Rusisë ka kaluar edhe një kufi tjetër. Një sulm me dron rus goditi një zonë të dendur me popullsi në Rumani, duke plagosur civilë. Në territorin e BE-së. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj. Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe parandalimin tonë, veçanërisht në kufijtë tanë lindorë, ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë. Po përgatisim një paketë të 21-të sanksionesh”, shkruan në reagim ajo.