Sulmet ruse me dronë në Kiev dhe gjetiu plagosën rreth 11 persona dhe shkaktuan disa zjarre në banesa, njoftojnë autoritetet ukrainase.
Sulmet ruse me dronë gjatë natës në Kiev plagosën të paktën 11 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe shkaktuan zjarre në disa ndërtesa banimi në të gjithë qytetin, ka njoftuar të dielën ushtria dhe zyrtarët e kryeqytetit ukrainas.
Rënia e mbeturinave nga dronët e shkatërruar shkaktoi zjarre në ndërtesat e disa lagjeve të Kievit, dhe ka djegur disa makina.
Shërbimi i emergjencës në aplikacionin e mesazheve Telegram, tha se 76 zjarrfikës ishin të përfshirë në shuarjen e zjarreve të natës në Kiev.
Ushtria ukrainase tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan 69 nga 165 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës.
Kurse në Telegram u tha se 80 dronë u humbën, duke iu referuar ushtrisë ukrainase që përdorte luftën elektronike për t’i devijaur ata, ose ishin simulatorë dronësh që nuk mbanin koka bërthamore.
Përveç Kievit, dronët sulmuan Cherkasy-n në Ukrainën qendrore, ku sipas televizionit kombëtar 15 nga 22 dronët që synonin qytetin u rrëzuan.
Të hënën, Rusia shpalli një armëpushim tre-ditor prej 8 deri më 10 maj, ndaj të cilit Kievi iu përgjigj me një propozim për të ndaluar aktivitetet e luftës për 30 ditë./RTK
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para