Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe një organizatë opozitare kanë thënë se Qeveria Siriane dhe forcat ajrore ruse kanë nisur sulme intensive në zonat e kontrolluara nga rebelët në provincën jugperëndimore, Daraa, transmeton AP.
Vala e re e sulmeve ka ardhur pas katër ditëve të qeta, në të cilat rebelët kanë negociuar me forcat ruse se si t’i japin fund dhunës.
Sulmet e para kanë nisur në pasditën e së mërkurës, pasi bisedimet kanë dështuar.
Vëzhguesi Sirian ka raportuar për rreth 600 sulme ajrore në Daraa, si dhe në zonat e kontrolluara nga rebelët, përkatësisht në zonën e kontestuar që po ashtu gjendet në këtë kryeqytet.
Mbrojtja Civile e opozitës ka thënë se anëtarët e saj kanë evakuuar të enjten të plagosurit nga Daraa dhe fshatrat e afërt.
Ofensiva e Qeverisë në Daraa ka nisur më 19 qershor, duke detyruar 330,000 persona të shpërngulen nga ajo zonë.
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje