Një zyrtar i ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur, në atë që është përshkruar si sulm vetëvrasës me makinë bombë në Kabul.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, i ka thënë agjencisë AFP, se shpërthimi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në pjesën perëndimore të Kabulit dhe “ka goditur një autobus, i cili po bartte punëtorët e Ministrisë së Minierave”, njofton REL.
Sipas tij, autobusi është shumë i djegur, mirëpo nuk ka konfirmuar nëse të gjithë të prekurit nga sulmi kanë qenë punëtorë të qeverisë.
Shkaqet e këtij shpërthimi, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm nuk janë bërë të ditura.
Në zonën ku ka ndodhur sulmi banojnë hazaratë, pakicë etnike shiite në Afganistan.
Pjestarët e këtij grupi kanë qenë cak i sulmeve nga talibanët dhe grupe tjera ekstremiste sunite në Afganistan dhe Pakistan.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...