Militantë të dyshuar islamikë kanë vrarë 35 civilë, 31 prej tyre gra, në një sulm ndaj një baze ushtarake dhe një qyteti në Burkina Faso.
Zyrtarët thonë se shtatë ushtarë dhe 80 militantë gjithashtu janë vrarë, pasi ushtria e zmbrapsi sulmin në Arbinda në provincën veriore të Soum, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Roch Marc Christian Kabore shpalli dy ditë zi kombëtare në vendin e mbyllur të Afrikës Perëndimore.
Asnjë grup nuk ka thënë deri më tani se ishte pas sulmit.
Sulmi i “intensitetit të rrallë” zgjati disa orë, tha ushtria e Burkina Faso.
“Në sulmin e tyre, terroristët vranë 35 civilë, duke përfshirë 31 gra, dhe plagosën gjashtë persona,” u citua zëdhënësi i qeverisë Remis Dandjinou të thoshte nga agjencia e lajmeve AFP.
Në fillim të këtij muaji, të paktën 14 njerëz u vranë pasi personat e armatosur hapën zjarr brenda një kishe në lindje të vendit. Sulmet e xhihadistëve janë rritur në Burkina Faso që nga 2015./arbresh.info/
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj