Tre njerëz janë në gjendje të rëndë pas një sulmi ndaj një xhamie në Verulam, KwaZulu-Natal.
Ishte besuar më parë se të tre njerëzit ishin të vdekur, transmeton portali arbresh.info.
Njësia Reaguese Afrika e Jugut (Rusa), një kompani private e sigurisë tha se xhamia Imam Hussain në Otavë ishte përfshirë nga flakët.

Sulmi vjen vetëm disa ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Besohet se sulmuesit janë tre shtetas egjiptianë, të cilët thuhet se kanë prerë fytin e tre njerëzve, duke përfshirë imamit të xhamisë.
Kreu i Rusës Prem Balram, tha se kur mbërriti në vendngjarje, gjeti dy persona jashtë me grykën e prerë.

“Ata ishin në gjendje kritike duke gjakosur pa pushim”, tha ai.
Balram tha se një tjetër burrë u gjet brenda xhamisë. Ai tha se paramedikët ishin të zënë me të gjithë tre viktimat./Arbresh.info/
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...