Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

09:23 | 25 Shkurt 2026
E.K

Një sulm me thikë në mes të rrugës në Purdy të Washington-it, ka lënë pas pesë viktima.

Autori i dyshuar është një 32-vjeçar, i cili është ekzekutuar menjëherë pas sulmit të dhunshëm. Mësohet se tre nga viktimat gjetën vdekjen në vendngjarje, ndërsa i katërti ndërroi jetë në spital. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm, 24 shkurt, kur zyra e sherifit të Qarkut Pierce (PCSO) u informua se një burrë kishte hyrë në një banesë, për të cilën kishte pasur urdhër ndalimi t’i afrohej.

Hetimet po udhëhiqen nga Pierce County Force Investigation Team, që po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivet pas sulmit të rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale