Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, premtoi një paketë të re ndihme për Kievin.
Kjo paketë përfshin ndihmë ushtarake me vlerë 500 milionë korona (46.8 milionë dollarë), si dhe të njëjtën shumë për rindërtimin e Ukrainës.
“Suedia do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe të mbështesë Ukrainën”, tha Andersson.
Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, e cila ishte gjithashtu e pranishme në konferencën për shtyp, shtoi: Nuk e dimë se sa do të zgjasë lufta e Rusisë, por Suedia është e gatshme të ofrojë mbështetje afatgjatë për Ukrainën.
Kuleba i Ukrainës e shfrytëzoi vizitën e tij në Stokholm për të falënderuar liderët suedezë për atë që ka bërë vendi që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainën në shkurt, por edhe për të kërkuar mbështetje të vazhdueshme.
“Për sa kohë që lufta të vazhdojë, ne do të kërkojmë më shumë armë”, ka theksuar Kuleba.
Angazhimi i ripërtërirë vjen pasi raportet treguan se mbështetja ushtarake nga fuqitë e mëdha evropiane, si Gjermania dhe Franca, është ngadalësuar muajt e fundit, ndërsa Ukraina thuhet se po përgatitet për një kundërsulm.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit