Nëntë persona kanë vdekur, si pasojë e përplasjes së një aeroplani në Suedi, që ishte duke bartur parashutistë.
Aeroplani ka qenë duke bartur tetë parashutistë dhe pilotin teksa është përplasur afër pistës së Aeroportit Orebro, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit, të enjten.
Përplasja besohet se ka ndodhur pak pasi është nisur aeroplani.
“Është aksident i rëndë”, ka thënë policia suedeze në faqen e saj në internet.
“Secili person që ka qenë në aeroplan ka vdekur”.
Aeroplani i vogël, i llojit DHC-2 Beaver, ishte marrë me qira nga klubi i parashutistëve për një organizim veror, kanë raportuar mediat lokale.
Kryeministri suedez, Stefan Lofven, ka shprehur ngushëllimet e tij.
“Me dhimbje të madhe e kam pranuar informacion tragjik për përplasjen e aeroplanit në Orebro”, ka thënë ai.
Në një incident të ngjashëm më 2019, nëntë persona kanë vdekur kur një aeroplan ka qenë duke i bartur atë për hedhje me parashutë në veri të këtij shteti.
Hetimet kanë treguar se aeroplani është mbushur në mënyrë të papërshatshme. /REL
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...