Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar 335 milionë dollarë nga Sudani si dëmshpërblim për viktimat e bombardimeve të vitit 1998.
Në këtë vit, ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Keni dhe Tanzani ishin bombarduar, duke lënë të vdekur disa persona. Një pjesë e këtyre mjeteve do të ndahen edhe për familjarët e amerikanit John Granville më 2008.
“Ne shpresojmë se kjo do t’i ndihmojë ata që të gjejnë ca qetësi për tragjeditë e tmerrshme që kanë ndodhur. Me këtë proces sfidues pas nesh, marrëdhëniet ShBA – Sudan mund ta fillojnë një kapitull të ri”, shtoi kryediplomati amerikan, shkruan Reuters, transmeton express.
Nga bombardimet që kishin ndodhur në këto dy ambasada ishin vrarë 224 persona, prej tyre 213 në Nairobi të Kenisë dhe 11 në Dar es Salaam të Tanzanisë. Mbi 4.000 të tjerë kishin pësuar lëndime.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte thënë se do ta largojë Sudanin nga lista e shteteve sponzorizuese të terrorizmit, nëse shteti afrikan e paguan dëmshpërblimin prej 335 milionë dollarëve për viktimat e bombardimeve.
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00