Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë për media

15:33 | 28 Prill 2026
A Z

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë për media.

Sipas një njoftimi të zyrës për media të tij, konferenca do të mbahet nga ora 16:30.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje se për çka do të flasë shefi i ekzekutivit, por konferenca mbahet në ditën kur po tentohet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Tashmë kanë mbetur më pak se 9 orë prej skadimit të afatit për zgjedhjen e të parit të shtetit.