Një stuhi e fuqishme bore ka goditur verilindjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar bllokim të rrugëve, ndërprerje të transportit dhe anulim të mijëra fluturimeve.
Sipas autoriteteve, reshjet e borës kanë arritur mbi 30 centimetra në disa zona, ndërsa në Nju Jork trashësia e borës ka arritur afro një metër, duke paralizuar pothuajse plotësisht qarkullimin gjatë orëve të mëngjesit. Më vonë, ndalimi i qarkullimit për mjete jo-thelbësore është hequr nga autoritetet lokale.
Autoritetet meteorologjike të National Weather Service kanë paralajmëruar se stuhia shtrihet nga North Carolina deri në Maine, duke rrezikuar përkeqësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike.
Në qytetin e New York-ut janë raportuar rrëzime të shumta pemësh nëpër rrugë për shkak të peshës së dëborës.
Për shkak të stuhisë, janë anuluar mbi 5,000 fluturime brenda dhe drejt SHBA-së, ndërsa qindra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë