Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka foluar në një konferencë për shtyp në Uashington, teksa mbahet dita e tretë e samitit të aleancës ushtarake.
Ai konfirmoi se 40 miliardë euro ndihmë ushtarake do t’i jepen Ukrainës nga NATO gjatë 12 muajve të ardhshëm, shkruan Sky News.
Stoltenberg thotë se anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të nisin një iniciativë për të trajnuar forcat ukrainase, me një qendër komandimi në Gjermani, qendra logjistike në pjesën lindore të aleancës dhe një staf me rreth 700 personel.
Ndër të tjra, Stoltenberg theksoi ndihma e NATO-s do ta “bëjë Ukrainën më të fortë dhe më të aftë” dhe thotë se Ukraina mund të mbështetet në aleancë tani dhe në “afat të gjata”.
Shefi i NATO-s thotë se Moskës po i dërgohet një mesazh se “dhuna dhe frikësimi nuk paguajnë”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...