Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier pret që SHBA-të të ruajnë një prani ushtarake në Gjermani, pavarësisht tërheqjes së njoftuar të disa mijëra trupave.
Ai tha sot në Helsinki se besonte se SHBA-ja e kuptonte që stacionimi i trupave në Gjermani në vende kyçe si Ramstein ishte gjithashtu në interesin e tyre strategjik.
“Ne besojmë dhe mbështetemi në këtë”, tha ai.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Steinmeier, presidenti i Finlandës Alexander Stubb shprehu bindjen e tij se SHBA-ja do të vazhdojë t’u vijë në ndihmë aleatëve të tyre evropianë në rast të agresionit rus.
“Unë besoj se garancitë e sigurisë së SHBA-së vlejnë dhe do të vazhdojnë të vlejnë”, tha ai.
”Armët bërthamore ruse të stacionuara 100 kilometra nga kufiri finlandez në realitet nuk synojnë Helsinkin, Stokholmin apo Oslon, por Uashingtonin dhe Nju Jorkun”, shtoi ai.
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...
Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Bo...
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione