Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike këtë mbrëmje.
“Udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe përsëritën rrezikun e madh që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
“Ata diskutuan veprimet e ndërmarra nga SHBA-të mbrëmë për të zvogëluar kërcënimin dhe ranë dakord se Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore”, thuhet në njoftim.
Udhëheqësit përsëritën “nevojën që Irani të kthehet në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur” për të përparuar drejt një “zgjidhjeje të qëndrueshme”, shtohet në deklaratë, me palën që ranë dakord të “qëndrojnë në kontakt të ngushtë” në ditët në vijim.
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Koso...