Kryeministri britanik, Keir Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur dhe ruajtur armëpushimin SHBA-Iran.
“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, thotë ai, raporton BBC.
“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, ta shndërrojmë atë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe ta rihapim Ngushticën e Hormuzit”, tha Starmer.
Sipas njoftimit, Kryeministri britanik do të udhëtojë në Gjirin Persik për t’i takuar liderët e vendeve që kanë qenë në vijën e parë dhe do të shprehë mbështetjen e tij të plotë për armëpushimin e sapo arritur.
Në takimet me liderët rajonalë, ai do të ritheksojë mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar dhe nevojën për një zgjidhje diplomatike afatgjatë për të siguruar që armëpushimi të çojë në një marrëveshje të qëndrueshme.
Ai do të zhvillojë bisedime për të siguruar që rihapja e Ngushticës së Hormuzit të mbetet e përhershme, me Mbretërinë e Bashkuar që vazhdon t’i udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...