Vaksinimi kundër COVID-19 për personat e moshës mbi 65 vjeç filloi në Stamboll.
“Po ashtu dhe bashkëshortët e tyre do të vaksinohen nëse janë të moshës mbi 60 vjeç”, tha ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca në një postim në Twitter.
Qytetarët po marrin vaksinën në institucionet mjekësore ku kanë caktuar terminet paraprake.
Veysel Besiroglu, 68 vjeç, i cili erdhi në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit, “Dëshmori Prof. Dr. Ilhan Varank” në Stamboll tha se ndihej i lehtësuar pasi mori vaksinën.
“Për shkak se jemi në mesin e grupeve me rrezik të lartë, ne qëndruam në shtëpi”, tha ai, duke shtuar se ishte një detyrë qytetare për të marrë vaksinën.
Caktimi i terminit të vaksinimit për njerëzit që bëjnë pjesë në kategorinë me përparësi të lartë mund të bëhen në “mhrs.gov.tr” ose “enabiz.gov.tr”, përmes aplikacionit celular e-Nabiz dhe linjës telefonike 182.
Më 14 janar, Turqia filloi fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësorë së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat.
Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia ka vaksinuar mbi 2.88 milionë persona që nga fillimi i vaksinimit.
Doza e dytë e vaksinës jepet pas 28 ditësh ndërsa ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në 4 deri në 6 muaj pas rikuperimit të tyre./AA/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...