Rojet bregdetare të Spanjës shpëtuan rreth 933 emigrantë dhe gjetën katër trupa të vdekur në detin Mesdhe të premten dhe të shtunën, pasi vendi po përgatitej për ardhjen e një anije shpëtimi që u ndalua në port nga Italia dhe Malta.
Numri i njerëzve që ikin nga varfëria dhe konfliktet e ndryshme me anije në Spanjë u dyfishua vitin e kaluar dhe ka tendencë të rritet sërish në 2018-tën, sipas agjencisë kufitare të BE-së,transmeton Reuters, përcjellë arbresh.info.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka bërë me dije tashmë lëvizjet miqësore të emigrantëve në dy javët e para të punës së tij, duke ofruar që të marrë në bord anijen e shpëtimit Aquarius me 629 njerëz në bord gjithashtu dhe ka premtuar kujdes shëndetësor falas për migrantët pa dokumente.
Roja bregdetare tha në Twitter se kishte shpëtuar 507 njerëz nga 59 anije të vogla në ngushticën e Gjibraltarit, me ç’rast gjeti katër trupa të vdekur./arbresh.info/
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa