Faqja zyrtare e komunës së Prishtinës ka ndërruar foton në Facebook duke u solidarizuar kështu me George Floyd, afrikano-amerikanin që vdiq javën e kaluar në Minneapolis të SHBA-ve.
Profili zyrtar i faqes së komunës ka marrë ngjyrë të zezë duke ndjekur trendin botëror të solidarizimit me protestat për barazi racore.
Trendi #BlackoutTuesday ka pushtuar rrjetet sociale. Qëllimi është që të ndërrohen për 24 orë fotot e profilit duke u bërë me ngjyrë të zezë në shenjë solidarizimi.
Kurse për këtë çështje ka shkruar edhe i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
“Derisa emri i George Floyd po jehon gjithandej nëpër botë, atë se çka mund të bëjmë në vendin tonë, është të mendojmë për grupet e marginalizuara që i shtypim çdo ditë me paragjykime dhe sjellje jotolerante. Ka shumë të tillë në Kosovë që thërrasin: “Nuk mund të marr frymë”. Le ti dëgjojmë të gjithë dhe çdonjërin!” shkruan ai./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari
Zelensky mer ftesë për Samitin e NATO-s në Ankara
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...