Situata me rënien e Facebook, Instagram dhe WhatsApp u komentua edhe nga ish këshilltari kontrobers i NSA, Edward Snowden.
Ai shkroi në Twitter se njerëzit duhet të përdorin aplikacione alternative të mesazheve në vend të WhatsApp, e cila është në pronësi të Facebook.
Sipas tij, kjo është një kujtesë se njerëzit duhet të përdorin një aplikacion jo-fitimprurës të mesazheve si Signal ose ndonjë aplikacion tjetër me burim të hapur.
Në një postim tjetër, ai tha se Facebook dhe Instagram u fikën në mënyrë misterioze dhe bota u bë një vend më i shëndetshëm në një ditë të mrekullueshme. Snowden më parë shkroi në Twitter se SingalAp është një aplikacion shumë më i sigurt për t’u përdorur sesa WhatsApp.
Snowden u bë i famshëm pasi zbuloi dokumentet sekrete amerikane që tregonin ekzistencën e një numri të projekteve të vëzhgimit sekret./Alsat/
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...