Izraeli nuk do të rrezikojë sigurinë në Rripin e Gazës dhe do të ndërhyjë nëse do të ketë një kërcënim të ardhshëm nga enklava palestineze, deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar.
Kjo deklaratë vjen përpara një marrëveshjeje të mundshme për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve të Hamasit.
“Nëse gjejmë aktivitet terrorist në Rripin e Gazës në çdo kohë në të ardhmen, ne do të veprojmë si në Jude dhe Samari”, tha ministri i jashtëm izraelit në një konferencë për shtyp në Romë.
Sa’ar përdori emrin “Judea dhe Samaria” i përdorur gjerësisht në Izrael për Bregun Perëndimor të pushtuar, ku ushtria izraelite shpesh fillon bastisje kundër militantëve palestinezë./tch
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...