Qeveria siriane dhe delegacionet e opozitës ranë dakord të premten për një armëpushim në fshatrat e pushtuara nga rebelët në Ghouta të kryeqytetit Damask gjatë bisedimeve siriane në Vjenë, sipas televizionit al-Arabiya.
Duke e quajtur atë një zbulim të madh, raporti tha se se të delegacionet kanë rënë dakord mbi një armëpushim që do të hyjë në fuqi gjatë mesnatës të së shtunës, transmeton portali arbresh.info
Armëpushimi pritet t’i jap fund përshkallëzimit dy mujor mes forcave qeveritare dhe rebelëve në rajonin Ghouta Lindore.
Marrëveshja erdhi pasi qeveria siriane dhe opozita përfunduan bisedimet dy-ditore në Siri, të ndërmjetësuara nga OKB-ja në Vienë.
Megjithatë, Damasku zyrtar nuk ka dhënë asnjë koment mbi marrëveshjen.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi gjithashtu armëpushimin e mesnatës në Ghouta Lindore, duke thënë se rebelët e Jaish al-Islam, apo Ushtrisë Islame, si dhe Failq al-Rahman, u pajtuan me rusët për vendosjen e armëpushimit në mesnatë të shtunën.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 266 civilë janë vrarë gjatë muajit të kalur si rezultat i shkëmbimit të zjarrit brenda Damaskut dhe në Ghouta Lindore, ku thuhet se rreth 400 mijë njerëz vazhdojnë të mbesin të rrethuar në rajonin që mbahet nga rebelët./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin