Singapori po u ofron njerëzve një shumë lekësh për t’i inkurajuar që të kenë fëmijë gjatë pandemisë.
Shqetësimi i qeverisë është se qytetarët po shtyjnë prindërimin ndërsa luftojnë me stresin financiar dhe pushimet nga puna.
Shuma e cila do u ofrohet ende nuk është publikuar por pritet që të jetë një shumë e majme.
Singapori ka një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë, për të cilën prej dekadash po luftojnë që ta rritin.
Në një deklaratë të bërë ditën e hënë Zëvëndës Kryeministri i Singaporit, Heng Sëee Keat tha se kanë marrë mjaft njoftime nga qytetarët se janë duke shtyrë prindërimin për shkak të Covid-19.
“Ne kemi marrë njoftime se Covid-19 ka bërë që disa prindër që aspirojnë të shtyjnë planet e tyre të prindërimit”– tha ai.
Z. Heng shtoi se më shumë detaje rreth shumave dhe mënyrës se si do të paguhen do të shpallen më vonë.
Sistemi aktual i Singaporit i bonuseve për foshnje u siguron prindërve të kualifikuar përfitime deri në 10,000 dollarë S (7,330 dollarë, 5,644).
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...