Shumë persona të pastrehë në rajonin e acartë të Siberisë, ku temperatura prej -30 gradëve është e zakonshme, po përpiqen të mbijetojnë duke fjetur pranë gypave nëpër të cilët kalojnë lëndë të ngrohta.
Nëse ata qëndrojnë shumë afër këtyre gypave ose i prekin aksidentalisht gjatë qëndrimit në gjumë, mund të përjetojnë djegie të rënda për shkak të temperaturës së lartë të cilindrave.
Zyrtarisht, vetëm në qytetin e Omsk-it jetojnë 3500 persona të pastrehë. Megjithatë, besohet se numri i vërtetë i tyre është shumë më i madh.
Fotografi i agjencisë “Reuters”, Alexey Malgavko, i ka shkrepur shumë fotografi prekëse, në të cilat paraqitet jeta e vështirë e këtyre njerëzve gjatë dimrit shumë të ftohtë.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...