Emri Holandë nuk do të ekzistojë më që nga 1 janari. Qeveria Holandeze kanë vendosur që ta ndryshojnë emrin.
Vendi evropian nga kjo datë do të ndryshojë emrin e saj aktual që e ka marrë nga vetëm një rajon i saj, për t’u quajtur thjeshtë ‘Netherlands’.
Pas këtij vendimi qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të dy simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet ‘Vendet e Ulëta’ në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Holandë.
Logoja e re që do të jetë në 8 gjuhë të ndryshme, do të përdoret që nga dita e parë e 2020 në ndërtesat qeveritare, ambasada, universitete, kolegje, bashki dhe organizata të tjera që bashkëpunojnë zyrtarisht në projekte të qeverisë.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...