Austria planifikon ta “neutralizojë” ndërtesën ku ka lindur diktatori nazist, Adolf Hitler, duke e shndërruar atë në stacion të policisë.
Qeveria e ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm për blerje, në vitin 2016.
Zyrtarët thanë se ajo do të shndërrohet në një stacion policie në muajin nëntor.
Tani, një firmë austriake e arkitekturës do t’i kryejë ndryshimet e planifikuara të ndërtesës që ndodhet në Braunau, afër kufirit me Gjermaninë.
“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv”, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.
Kompania fituese – Marte.Marte, e zgjedhur në mesin e 12 kompanive të tjera – ka paraqitur një plan, i cili do të ndryshojë në mënyrë kozmetike fasadën e ndërtesës dhe do t’i japë asaj një çati të re.
Puna pritet të përfundojë krejtësisht deri në vitin 2023 dhe do të kushtojë rreth 5 milionë euro./rel/
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00