Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Mund ta konfirmojë se i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe presidenti i kanë dërguar një propozim për armëpushim Hamasit, të cilin Izraeli e ka pranuar dhe mbështetur”, ka thënë ajo para gazetarëve.
Por, Leavitt ka shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar dhe se Hamasi ende nuk i ka pranuar kushtet e propozimit.
I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pati thënë të mërkurën se administrata e SHBA-së ishte afër prezantimit të një propozimi të ri.
Qëllimi i propozimit ishte lirimi i pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës si dhe kthimi i trupave të vdekur në këmbim të armëpushimit 60-ditor./ap
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë
Barazhi i Superligës, të shtunën në Drenas
Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drej...
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës