Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Moldavi tregojnë se demokracia në vend mbetet e fortë pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për ta minuar atë, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.
Në të njëjtën kohë, Kirby përshëndeti rezultatet e referendumit në të cilin moldavët votuan për anëtarësim në BE, duke theksuar se ky është një hap përpara në integrimin evropian të Moldavisë.
“Rezultatet tregojnë se demokracia moldave është e fortë,” tha Kirby, shkruan Reuters.
Më herët, Komisioni Evropian akuzoi Rusinë dhe përfaqësuesit e saj për “ndërhyrje të paprecedentë” gjatë votimit për referendumin e anëtarësimit të Moldavisë në BE, duke pretenduar se qëllimi ishte “destabilizimi i procesit demokratik” të atij vendi.
Më shumë se gjysma e votuesve në Moldavi votuan në referendumin e mbajtur të dielën për hyrjen e vendit në BE, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përpunimit të 98.42 për qind të materialeve të votimit.
Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në të njëjtën ditë, sipas të dhënave paraprake pas përpunimit të 98,51 për qind të materialeve të votimit, më së shumti vota ka marrë kryetarja aktuale e shtetit Maja Sandu, me 42,07 për qind të votave./abcnews.al
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...