Mbi 3,000 delfinë në Detin e Zi kanë ngordhur si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Lajmin e bëjnë të ditur shkencëtarët ukrainas që punojnë në parkun kombëtar natyror “Tuzlovsky Lymans”.
NEXTA raporton se shpërthimet po i pengojnë që të gjejnë ushqim ndërsa shton se numri i delfinëve të gjetur të ngordhur në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë, përveç Ukrainës është në rritje.
https://twitter.com/nexta_tv/status/1540428470647504897?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1540428470647504897%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fshperthimet-e-luftes-nexta-mbi-3000-delfine-kane-ngordhur-ne-detin-e-zi%2F
Ngordhja e papritur dhe misterioze e kaq shumë gjitarëve detarë po shkakton shqetësim në komunitetin shkencor, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin druajtjet se lufta e Putinit në Ukrainë mund të ndikojë gjithnjë e më shumë gjallesat e Detit të Zi.
Luftimet përgjatë vijës bregdetare të Ukrainës kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme mjedisore dhe kanë ndikuar në ekosistemin e delfinëve, thonë shkencëtarët. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...