Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe mbi 19 janë plagosur gjatë tre shpërthimeve në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.
Ky është përshkruar si sulmi i parë vdekjeprurës prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj më parë.
Dëshmitarët dhe një anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimit në Jalalabad ka qëlluar një makinë me luftëtarë talibanë.
Në mesin e të plagosurve ka gra dhe fëmijë.
Talibanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, duke larguar nga pushteti qeverinë e përkrahur nga Perëndimi dhe janë zotuar se do të rikthejnë sigurinë.
Nangarhar është qendra e degës së grupit militant Shteti Islamik në Afganistan, (IS-K), e cila konsiderohet armike e udhëheqësve të rinj të Afganistanit./tch
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër