Kabuli është tronditur nga një tjetër shpërthim në një xhami, në një zonë të banuar kryesisht nga pakica myslimane Shia.
Ministria e Brendshme shpërthimin në xhaminë al-Zahra e ka quajtur incident, ndërsa ende nuk kanë theksuar nëse incidenti ka të bëjë me një sulm terrorist, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënësi i Ministrisë së Najib Danesh tha për Reuters se ka viktima, por ende nuk dihet numri i saktë.
Sulmi vjen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në sulmin e fundit në Kabul gjatë muajit të kaluar kanë mbetur të vdekur 90 persona, kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu një bombë të fshehut brenda një kamioni cistern në afërsi të zonës diplomatike që është nën siguri të rëndë.
Për sulmet e fundit në Kabul kanë marrë përgjegjësinë talebanët dhe militantët e Shtetit Islamik./Arbresh.info
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...