Shpërthim në Bejrut: Katër të vdekur, dhjetëra të plagosur

00:08 | 10 Tetor 2020

Katër njerëz u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në shpërthimin e një tanku me karburant nafte në një ndërtesë në Bejrut, njoftoi Kryqi i Kuq në Liban.

Shpërthimi ndodhi në vendbanimin e populluar dendur Tarik Jadid, raporton arbresh.info, duke iu referuar kanalit libanez TV Al-Jadid.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin në rrethin perëndimor të Bejrutit, por sipas agjencisë së lajmeve libaneze raportohet se shpërthimit i parapriu një zjarr që shpërtheu në një furrë buke në bodrumin e ndërtesës.

Zjarrfikësit shuan shpejt zjarrin pas shpërthimit dhe ndihmuan banorët e tjerë të evakuohen në mënyrë të sigurt dhe ushtria libaneze gjithashtu mori pjesë në aksion.

Sipas dëshmive të para të banorëve që jetojnë jo shumë larg vendit të ngjarjes, pronari i ëmbëltoreve mbante karburant naftë për gjeneratorin elektrik atje. Burime të tjera sqarojnë se ka pasur kanaçe me benzinë dhe depozita të karburantit, megjithatë ekspertët janë duke e kontrolluar shkakun e shpërthimit.

Ju kujtojmë se shpërthimi i mëparshëm në portin e Bejrutit ndodhi më 4 gusht. 190 njerëz vdiqën në të dhe më shumë se 6,000 u plagosën./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara