Të paktën 23 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu mbrëmjen e të shtunës në një qendër dyqanesh në Meksikë. Dëshmitë e deritanishme thonë se bëhet fjalë për një shpërthim që përfshiu zinxhirin e dyqaneve Waldo’s, por guvernatori i Rajonit tha se diçka e tillë nuk është konfirmuar nga hetimet e deritanishme.
Sekretari i Sigurisë Publike në Meksikë deklaroi se autoritetet kanë përjashtuar deri më tani mundësinë e një sulmi terrorist ndaj civilëve. Në mesin e 23 viktimave ka pasur dhe fëmijë thane autoritetet ndërsa shtuan se një vajzë 15 vjecare është në mesin e personave të plagosur.
Pamjet nga vendi I ngjarjes treguan një shtullungë të zezë tymi që ngrihej drejt qiellit ndërsa flakët u përhapën edhe në automjtetet e parkuara përpara dyqanit.
Pas shuarjes së flakëve ajo cfarë mbeti ishte fasada e e zeze me gjurmët e diegies së structures së dyqaneve.
Guvernatori I Zonës shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave ndërsa shtoi se ai mbështeste një hetim transparent dhe të thellua për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri dhe për të përcaktuar përgjegjësit. Presidentja Meksikane Claudia Sheinbaum shkroi në X se mendimet e saj ishin me familjarët e viktimave për të cilët shprehu ngushëllimet e saj.
Prokurori i Përgjithshëm në Sonora deklaroi për gazetarët këtë të dielë se shumica e viktimave kishin humbur jetën për shkak se kishin thithur gazrat toksik ndërsa shtoi se nuk ka shenja për zjarrvënie të qëllimshme./abcnews.al
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...