Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë të gjithë vendin, duke lënë miliona qytetarë pa energji dhe duke paralizuar sektorë jetikë si transporti dhe telekomunikacioni.
Sipas deklaratës zyrtare, gjendja e emergjencës do të hyjë në fuqi vetëm në ato rajone që kërkojnë ndihmën e qeverisë qendrore. Deri më tani, tre rajone – Madridi, Andaluzia dhe Ekstremadura – kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për të marrë kontrollin e rendit publik dhe funksioneve të tjera kritike.
Kryeministri Pedro Sánchez deklaroi se ndërprerja është shkaktuar nga një “oscilacion i fortë” në rrjetin elektrik kombëtar, por theksoi se shkaku i saktë i incidentit ende nuk është identifikuar. Autoritetet po hetojnë mundësinë e një defekti teknik të shkallës së gjerë apo një sulmi kibernetik.
Qytetarët në shumë qytete raportuan ndërprerje të komunikimeve, bllokim të trenave dhe kaos në trafik. Zyrtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të rikthyer shërbimet bazë./abcnews.al
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...
Qytetari nxjerr fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia inte...
U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në veri...