Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi brigjet e rrethit Seferihisar në provincën perëndimore të Izmirit të Premten sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Lëkundjet ndodhën në Detin Egje në një thellësi prej 16.5 kilometrash (10.3 milje) por u ndien në të gjithë qytetin e tretë më të madh të Turqisë dhe deri në Stamboll në veri, transmeton arbresh.info
Nënpresidenti Fuat Oktay tha herët të Dielën se 51 persona vdiqën dhe gati 900 të tjerë u lënduan. Ekipet po punonin për të shpëtuar të mbijetuarit nga rrënojat e disa ndërtesave.
Duke folur të Shtunën, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum tha se rreth 5,000 personel kërkimi dhe shpëtimi po punonin në terren.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të Shtunën vonë se pasi të hiqen mbeturinat, do të fillojnë punimet për banesa dhe shtëpi të reja, të cilat do të ndërtohen shpejt për të gjithë ata që humbën strehimin e tyre.
Kurum tha se 17 ndërtesa u shembën në Izmir dhe përpjekjet për shpëtim ishin duke u zhvilluar në tetë prej tyre. Deri më tani rreth 100 njerëz u shpëtuan.
Guvernatori i Izmirit Yavuz Selim Köşger u tha gazetarëve se katër ndërtesa u shkatërruan plotësisht në tërmet dhe 70 u shpëtuan nga rrënojat.
Profesori Haluk Özener, kreu i Institutit të Kërkimit të Tërmeteve të Observatorit Kandilli të Universitetit Boğaziçi, tha në një konferencë shtypi në Stamboll të Premten se kanë pasur 19 pas-tronditje midis madhësive prej 3.3 dhe 4.8 që nga tërmeti, i cili zgjati për më shumë se 15 sekonda. Ai gjithashtu tha se një linjë e prishjes prej 30 deri në 40 kilometra u këput gjatë dridhjes.
Tërmeti ishte mjaft i fortë sa për të dërguar njerëzit në rrugë në panik në një vend që ka parë tërmete të mëdha ku u vranë mijëra në të kaluarën. Tre njerëz u nxorrën të gjallë, por u plagosën nga rrënojat e një ndërtese në rrethin Bayrakl Iz të Izmirit./dailysabah/arbresh.info/
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...