Shkollat në Kiev do të rihapen për fillimin e vitit shkollor më 1 shtator, sipas autoriteteve të qytetit, shkruan The Guardian.
Mësimi ka vazhduar online që kur Rusia nisi pushtimin me 24 shkurt. Kreu i departamentit të arsimit dhe shkencës në Kiev, Olena Fidanyan, tha se detyra më e rëndësishme për vitin e ri shkollor “është siguria e nxënësve dhe mësuesve”.
Territoret ngjitur me shkollat do të kontrollohen për eksplozivë dhe strehimoret e bombave në shkolla do të mbushen me ujë, ilaçe dhe nevoja të tjera. Të gjithë mësuesit dhe fëmijët do të trajnohen në rast të një alarmi për sulm ajror.
Ata fëmijë që nuk kanë pasur mundësi të rikthehen në Kiev do të mund të studiojnë online, tha Fidanyan./arbresh.info/
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...
Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras/ Policia: 23-vjeçari is...
Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...