Një orë xhepi prej ari, që i përkiste një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut, është shitur në ankand për 1. 78 milionë paundë.
Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida ishin midis më shumë se 1,500 personave që vdiqën kur anija që udhëtonte nga Southampton për në Nju Jork u mbyt pasi goditi një ajsberg më 14 prill 1912.
Trupi i tij u nxor nga Atlantiku disa ditë pas katastrofës dhe midis sendeve të tij ishte një orë xhepi prej ari 18 karatësh.
Ora e xhepit ndaloi në orën 02:20, në momentin kur Titaniku u zhduk në thellësinë e Oqeanit.
Seandi besohet se ka qenë një dhuratë për ditëlindjen e 43 nga Ida Straus për burrin e saj në vitin 1888 dhe është e gdhendur me inicialet e tij.
Ora u kthye te familja e tij dhe u trashëgua brez pas brezi derisa mekanizmi u riparua dhe u restaurua. Së bashku me të, një letër nga Ida Strauss u shit për 100,000 £.
Shuma për të cilën ajo u shit, 1.78 milionë paundë, përbën një rekord, pasi është sendi i shitur më shtrenjtë ndonjëherë nga Titaniku.
Rekordi i mëparshëm mbahej gjithashtu nga një orë xhepi, e shitur vitin e kaluar për 1.56 milion £ që i ishte dhënë kapitenit të njërës prej anijeve që shpëtoi më shumë se 700 pasagjerë. / abcnews.al /
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...