Më shumë se gjysmë milioni njerëz në BE kanë humbur jetën si pasojë e ndotjes së ajrit gjatë 2021. Studiuesit nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA), tha se 253,000 mijë persona humbën jetën si pasojë e grimcave të imëta të njohura si PM2.5, ndërsa 52,000 të tjerë si pasojë e niveleve të larta të dioksidit të azotit dhe 22,000 nga ekspozimi afatshkurtër ndaj niveleve të tepërta të ozonit.
“Shifrat e publikuara nga EEA sot na kujtojnë se ndotja e ajrit është ende problemi numër një i shëndetit në BE,” tha Komisioneri i Mjedisit i BE-së Virginius Sinkevičius.
Mjekët thonë se ndotja e ajrit është një nga ‘vrasësit’ më të mëdhenj në botë. Midis 2005 dhe 2021, numri i vdekjeve në BE ra me 41%. Parlamenti Europian votoi në shtator për të harmonizuar rregullat e BE-së me kufijtë e OBSH-së, por vendosi ta shtyjë këtë deri në vitin 2035.
Djegia e lëndëve djegëse fosile, makinat dhe rritja e kafshëve lëshojnë vëllime të mëdha të gazeve toksike dhe grimcave të dëmshme.
Më e vogla nga këto grimca, e njohur si PM2.5, mund të kalojë në qarkullimin e gjakut, ku përhapet nëpër trup dhe dëmton organet nga truri në organet riprodhuese./abcnews.al
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...