Udhëtimi në Afrikë i princ Harryt dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle ka kushtuar plot 246 mijë sterlina.
Familja mbretërore publikoi llogaritë e Grantit Sovran, të cilat tregojnë se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve që i financojnë ata gjatë vitit, dhe midis tyre ishte shifra marramendëse për koston e udhëtimit të fundit zyrtar si pjesë e familjes mbretërore të Harryt dhe Meghan.
Harry dhe Meghan bënë një turne 10 ditor në Afrikën e Jugut, me djalin e vogël Archie-n dhe më pas Harry shkoi i vetëm në Angola, Malawi dhe Botsvana.
Ishte turneu i tyre i parë dhe i fundit jashtë vendit si pjesë e familjes mbretërore, pasi ata më vonë morën një pushim të gjatë dhe më pas vendosën që të tërhiqeshin nga rolet e tyre.
Sipas raporteve, vetëm fluturimet e mbretërore kushtojnë një çerek milioni paund. Kostot e sigurisë nuk zbulohen kurrë në detaje, por duket se udhëtimi më i shtrenjtë ishte ai i princit Charles në Oman, ku për dy ditë, për të shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së Sulltan Qaboos bin Said ai shpenzoi 210.345 paund në fluturime./tch

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...