Janë publikuar pamjet dramatike të shembjes së digës në jug të Brazilit në një minierë hekuri, ku mbetën më shumë se 300 persona të vdekur apo të zhdukur.
Filmimet, të shfaqura nga kanali televiziv Bandeirantes, tregojnë momentin kur një llum balte përfshiu restorantin e kompanisë dhe ndërtesat fqinje në Brumadinho, në shtetin e Minas Gerais, transmeton portali arbresh.info.
Një hetim lidhur me ngjarjen është duke zhvilluar në këtë shtet të Amerikës Latine.
Miniera është në pronësi të Vale SA. Ky është incidenti i dytë i tillë në një nga minierat e tij në tre vjet.
Pesë vetë janë arrestuar. Prokurorët në Brazil thanë se tre ishin zyrtarë të Vale, përgjegjësitë e të cilëve përfshinin trajtimin e licencave të ndikimit në mjedis.
Vale, prodhuesi më i madh në botë i mineraleve të hekurit dhe nikelit, tha se po bashkëpunonte me prokurorët./Arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit