Familjet e 239 pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit të zhdukur “Malajzia Airlines” nga fluturimi 370 shëuan përvjetorin e zhdukjes së avionit, me premtimin se ata kurrë nuk do të heqin dorë nga kërkimi për rrënojat dhe përgjigjen për pyetjen se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre.
Disa dhjetra të afërm u mblodhën në para tempullit më të madh budist në qendër të Pekinit, të veshur me bluza ku shkruhej, “Kurrë mos heqni dorë, vazhdoni kërkimin”, por rojet e sigurisë nuk i lanë të hyjë në tempull, raporton agjencia e lajmeve AP.
Edhe pse rrënojat e avioni nuk janë gjetur, autoritetet e tre vendeve që merren me hetimin – Australia, Malajzia dhe Kina, theksojnë se ata janë ende optimistë se avioni do të gjendet në jug të Oqeanit Indian, ku konsiderohet se aeroplani u rrëzua pasi që është nisur nga Kuala Lumpur për në Pekin./arbresh.info/
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...