Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, tha se shefi i stafit të tij, Keith Schembri, ka dhënë dorëheqje.
Lajmi vjen në kohën kur policia malteze ka zgjeruar hetimet për rastin e vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia.
Schembri nuk ka qenë i qasshëm për komente, por, sipas disa raporteve, ai është marrë në pyetje nga policia.
Hetimet për vrasjen e gazetares janë intensifikuar javën e kaluar, kur është arrestuar biznesmeni maltez, Yorgen Fenech.
Një ndërmjetës i dyshuar në vrasje është falur nga presidenti.
Muscat i tha parlamentit të martën se të dyshuarit Melvin Theuma i është dhënë imunitet, në këmbim të informacioneve për vrasjen.
Sipas mediave në Maltë, ai ka audio-incizime të lidhura me rastin.
Daphne Caruana Galizia, gazetare hulumtuese, është vrarë në një sulm me makinë në tetor të vitit 2017, pasi ka shkruar një seri blogesh për korrupsionin.
Mes tjerash, ajo ka shkruar se një kompani e quajtur 17 Black, në pronësi të Fenech, ka pasur lidhje me politikanë të nivelit të lartë.
Fenech raportohet se ka kërkuar të falet në këmbim të informacioneve.
Deri më tash, tre persona janë akuzuar për kryerjen e vrasjes.
Pas arrestimit të Fenech javën e kaluar, turmat e njerëzve jashtë parlamentit në Valeta kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Muscat.
Protesta ka pasur edhe të hënën./rel/
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...
Zelensky: Populli ukrainas nuk do ta pranojë një marrëveshje...
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...