Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për vendet e izoluara afrikane për shkak të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), të njohur si ‘Omicron’, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Unë tani jam thellësisht i shqetësuar për izolimin e vendeve të Afrikës Jugore për shkak të kufizimeve të reja të udhëtimit”, tha Guterres.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi shumë vende vendosën kufizime të udhëtimit mbi Afrikën e Jugut dhe vende të tjera afrikane për shkak të virusit ‘Omicron’.
Guterres vlerësoi qeverinë e Afrikës së Jugut për identifikimin e hershëm të shfaqjes së virusit ‘Omicron’ dhe paralajmëroi se nivelet e ulëta të vaksinimit janë “terren mbarështues për llojet”.
“Populli i Afrikës nuk mund të fajësohet për nivelin imoralisht të ulët të vaksinimeve të disponueshme në Afrikë. Ata nuk duhet të ndëshkohen për identifikimin dhe për ndarjen me botën të informacionit thelbësor të shkencës dhe të shëndetit”, tha Guterres.
Shefi i OKB-së u bëri thirrje “të gjitha qeverive të marrin në konsideratë testimin për udhëtarët, së bashku me masa të tjera të përshtatshme dhe vërtet efektive me qëllim për të shmangur rrezikun e transmetimit në mënyrë që të lejojnë udhëtimin dhe angazhimin ekonomik”.
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...