Shefi i Zjarrfikësve të qytetit Scottsboro, Gene Necklaus, tha se se konfirmohet vdekja e tetë personave që llogariteshin si të zhdukur
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra varka janë djegur si pasojë e një zjarri të ndodhur dje në një skelë në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Shefi i Zjarrfikësve të qytetit Scottsboro, Gene Necklaus, në deklaratën e tij tha se në zjarrin e ndodhur dje në Jackson County Park Marina mbi lumin Tennessee, konfirmohet vdekja e tetë personave që llogariteshin si të zhdukur.
Ai tregoi se të paktën 35 varka janë djegur si pasojë e zjarrit.
Necklaus gjithashtu shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave pasi ende nuk është e qartë se sa persona kanë qenë në varka, duke shtuar se për këtë do të duhet të kërkohen të gjitha varkat një nga një.
Shumë persona që kërcyen në ujë duke ikur nga zjarri shpëtuan, kurse të paktën shtatë persona janë dërguar në spital./AA
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...